Sat, Nov 23, 2024

Të shtënat me armë pranë vendit ku ndodhej Trump, reagojnë Biden dhe Harris

  • PublishedSeptember 15, 2024

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e tij Kamala Harris kanë reaguar pas të shtënave me armë pranë fushës së golfit ku ndodhej Donald Trump.

Ata shprehen se “ndihen të lehtësuar” që Donald Trump ishte i sigurt pas të shtënave që ndodhën më herët sot afër vendit ku ishte kandidati republikan për president, pa asnjë rrezik për viktima.

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, “presidenti dhe zëvendëspresidenti u informuan për incidentin në fushën e golfit Trump International (në Florida), ku ish-presidenti ishte duke u praktikuar.

Ata ndihen të lehtësuar që ai është shëndoshë e mirë”.

Fillimisht, ekipi i fushatës së Trump njoftoi, pa dhënë detaje, se ish-presidenti republikan ishte i sigurt pas të shtënave të shumta që ndodhën afër vendit ku ndodhej.



AlbaniaWeb.net