Sat, Nov 16, 2024

U largua nga fusha i dëmtuar, tekniku i Sivasspor: Ja sa kohë do mungojë Rei Manaj

  • PublishedSeptember 15, 2024

Sulmuesi i kombëtares, Rei Manaj realizoi golin e parë sezonal me Sivasspor këtë të shtunë, por nuk gjërat nuk shkuan në rrugën e duhur, pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi. Rreth gjendjes së futbollistit, ka folur trajneri i skuadrës turke, Bulent Uygun.

“Rey Manaj do të mungojë për 3 javë. Ka një dëmtim të shkallës së dytë. Ky dëmtim i Manajt do na hapë shumë probleme. Sulmuesi ishte me ethe gjatë natës dhe temperatura e tij shkonte në 38-39. I thashë që nëse do të luante, rrezikonte dëmtimin, por gjithashtu ia thashë që unë kisha nevojë për të, nëse luante me përkushtim.”, tha Uygun.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net