Fri, Nov 15, 2024

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të plagosur

  • PublishedSeptember 15, 2024

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya të Turqisë, duke plagosur të paktën 21 persona.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, shpërthimi ka ndodhur në çatinë e fabrikës, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët.

Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, bëri të ditur se gjatë shpërthimit në fabrikë janë plagosur gjithsej 21 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë forcat e kërkimshpëtimit po punojnë për të kontrolluar nëse kanë mbetur apo persona të bllokuar brenda fabrikës.

Kryetari i komunës, Yusuf Alemdar, tha se shpërthimi ka qenë i fortë dhe me gjasë ka ardhur nga magazina, duke shtuar se rreth fabrikës nuk ka asnjë zonë banimi.

Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta për të marrë tretman mjekësor, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në seksionin e mullirit. Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tundz tha se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit dhe përgjegjësit.

Zona e Hedekut njihet për karakterin e saj industrial, pasi është një zonë e aktivitetit të organizuar industrial. Tymi nga zjarri është i dukshëm nga pjesë të ndryshme të zonës, duke intensifikuar shqetësimin e autoriteteve lokale dhe banorëve.

Guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, konfirmoi se deri më tani nuk ka raportime për të vdekur, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.



AlbaniaWeb.net