Bayern perfekt, Kane vendos rekord, Musiala “thyen” kritikat pas vetëm 15 sekondash lojë
Bayern i Mynihut i ka bërë një start perfekt sezonit të ri, teksa ka arritur të marr maksimumin në 3 sfidat e para në kampionat. Tekniku belg Vincent Kompany duket se ka qenë goditja e duhur e drejtuesve bavarez, të cilët kanë përzgjedhur atë për të drejtuar një skuadër që duket më e karikuar se kurrë dhe mbi të gjitha shumë e uritur për të risjellë trofeun e kampionit që këtë sezon në “Allianz Arena”. Ekipi funksionin shumë mire, Harry Kane duket i rilindur në Mynih. Sulmuesi anglez madje me 3 golëshin e realizuar këtë fundjavë në fitoren tenistike ndaj Holstein Kiel, arriti të bëhet lojtari që arrin në një kohë më të shpejtë kuotën e 50 golave me fanellën e gjigandëve bavarezë.
Jamal Musiala duket se është rikthyer sërish në formën e tij më të mire. Talenti gjerman ishte kritikuar ditët e fundit nga ish mesfushori i “Panzerave” Ditmar Hamman, i cili tashmë në rolin e analistit, gjatë një emisioni sportiv theksoi se pavarësisht se Musiala është një nga dribluesit më të mire në evropë, krahasimi me lojtarë si Muller apo Lewandovski nuk është i drejtë dhe se ato nuk I shërbejnë lojtari të Bayernit. Musia u përgjigj në fushë teksa realizoi pas vetëm 15 sekondash lojë. Kompany gjithashtu u shpreh në krah të lojtarit të tij teksa theksoi se ekipi është në mbështetje të plotë ndaj Musialës.
Bundesliga këtë sezon duket se do të jetë vërtet shumë interesante. Rikthimi tek fitorja edhe I Bayer Leverkusen këtë fundjavë, pas suksesit 1-4 ndaj Hoffendeim duket se do ta bëjë edhe më të fortë duelin për titull mes kampionëve në fuqi dhe sfiduesëve të Bayernit të Mynihut.