Tue, Nov 26, 2024

Atentati ndaj Trump, Harris dhe Biden bisedë telefonike më ish-Presidentin: Të lumtur që ai është i sigurt

  • PublishedSeptember 17, 2024

Zëvëndëspresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Donald Trump, pas atentatit ndaj këtij të fundit pak ditë më parë.

“Zëvendëspresidentja Harris i telefonoi ish-presidentit Trump këtë pasdite për të folur drejtpërdrejt me të për të shprehur se ajo është e lumtur që ai është i sigurt. Ishte një bisedë e shkurtër dhe e përzemërt”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Më tej Shtëpia e Bardhë shtoi se Presidenti Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike gjithashtu Trump.



AlbaniaWeb.net