Dajana Shabani nis emisionin me një apel për Ramën: Po vij të fle me ty
Moderatorja e njohur Dajana Shabani nisi mbrëmjen e djeshme sezonin e ri të emisionit ‘D-Night’. Gjatë emisionit ajo përmendi ndërtimet pa kriter, e cila shkakton më pas dhe ndotje akustike, e cila vështirëson jetën e qytetarëve.
Nisur nga kjo Dajana kishte një “thirrje” për kryeministrin Edi Rama.
“I dashur Edi (edhe Olsi, s’ka problem)! Aty ngjitur me mua ndërtohet e bëhet zhurmë ditë e natë. Duke qenë se shtëpinë nuk ma bleu as i dashuri dhe as mami me babin, kam vendosur të vij të fle te ty. Mos ma largo Lindën, ku ka vend për dy, ka vend për tre”, përfundoi me humor Dajana Shabani.