E pazakontë/ United në krizë financiare, pushon 250 punonjës nga puna
E vështirë për t’u besuar por e vërtetë. Manchester United ka pushuar 250 punonjës të tij nga puna. Arsyeja? Klubi anglez ka si objektiv të kursejë afro 50 milionë sterlina dhe kjo që në dy vitet fiskale pasardhëse 2025 e 2026, ndaj duke qenë se koha nuk premtonte, “Djajtë e kuq” kanë ndërmarr një masë të tillë, e cila ka shkaktuar shumë reagime edhe në media. 250 persona kanë humbur vendin e tyre të punës, duke shkaktuar shumë pakënaqësi e kosto tepër të lartë për ta dhe familjet e tyre. Një vendim ekstrem që është parë si lëvizja e detyruar nga klubi i United duke parë situatën e vështirë financiare.
Deri më tani nuk ka patur reagim zyrtar nga klubi, por ajo çfarë dihet mesiguri është se Manchester United nuk po kalon një moment negativ prej vitesh tashmë sai takon rezultateve sportive në fushën e lojës, por ajo që vërtet shqetëson tifozët e United anembanë rruzullit është fakti se klubi është prekur ndjeshëm edhe nga një krizë e madhe financiare.