Thu, Sep 19, 2024

Ish-lojtari i Milanit kritika kuqezinjve: S’ka kush ndërton lojën, mbrojtja shumë e ngadaltë

  • PublishedSeptember 18, 2024

Zvonimir Boban, ish-lojtari i Milanit, në një intervistë të dhënë së fundmi pati mjaft kritika për kuqezinjtë dhe për lojën e këtij sezoni.

“Probleme të mëdha për Milanin. Nuk ka ndërtim loje, dy qendërmbrojtësit janë shumë të ngadaltë dhe të ngathët, u mungon guximi dhe personaliteti për të nisur topin përpara.

Në mes të fushës nuk ka njeri që të marrë përgjegjësinë për të bërë më shumë. Ka shumë gjëra që duhen zgjidhur” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net