Ky film shqiptar propozohet për çmimin “Oscar”
Filmi i metrazhit të gjatë “Pikë uji” tashmë është propozuar për garën e “Oscar”, garë në të cilën do të marrë pjesë Shqipëria. Filmi sjell një histori të Aidës (Gresa Pallska), e cila është një grua në karrierë, por që jeta e përplasë me një problem familjar, problem pastaj që shpërfaq fuqinë e politikës dhe drejtësisë.
Për skenarin dhe regjinë është përkujdesur Robert Budina, ndërkaq producente është Sabina Kodra. Në këtë film, në role të tjera janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu edhe Henri Topi.
Ky është njoftimi i plotë:
Jemi jashtëzakonisht të lumtur të njoftojmë se filmi “Pikë Uji” është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar! Për ne, ky është vlerësimi më i madh që mund të marrësh nga vendi yt.
Falënderojmë me mirënjohje të thellë:
– Aktorët dhe ekipin tonë të dedikuar që punuan me pasion dhe përkushtim – falë jush ky moment është bërë realitet!
– QKK-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin!
– Komisionin përzgjedhës për përgjegjësinë e jashtëzakonshme që na kanë dhënë.
Është hera e tretë që një film nga ERAFILM do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë skenë të madhe ndërkombëtare! Kjo arritje na mbush me krenari të thellë dhe na motivon të japim gjithçka për të çuar përpara kinemanë shqiptare në nivel ndërkombëtar. Robert Budina Sabina Kodra Gresa Pallaska Gresa Pallaska Official Gerhard Koloneci Adem Karaga Klodjana Keco