Fri, Sep 20, 2024

Ndeshja me Cityn, Inzaghi: Nuk luajmë për hakmarrje, besoj te fitorja

  • PublishedSeptember 18, 2024

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi doli në konferencë për shtyp në prag rë ndeshjes së Champions League ndaj Manchester Cityt.

“Nuk do të jetë një revansh i Stambollit. Lautaro? Nuk është absolutisht një çështje, ai është kapiteni ynë dhe do të jetë gjithmonë një zgjidhje dhe kurrë një problem për mua”.

“Nuk ka nevojë të prezantoj Manchester Cityn: ata nuk kanë humbur në shtëpi që nga viti 2018. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, duhet të luajmë një ndeshje gjigante. Vrapim, agresivitet, vendosmëri, shumë komponentë do të nevojiten për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer”- tha ai.

AlbaniaWeb.net