Wed, Nov 27, 2024

Real Madrid “luan me zjarrin”, sa shumë vuajtje për 3 pikë ndaj Stuttgart. Ancelotti: Në Champions nuk fitohet nëse nuk vuan

  • PublishedSeptember 18, 2024

Real Madrid luan me “zjarrin”. Në sfidën e parë për fazën e ligës së Champions League, ekipi kampion në fuqi i drejtuar nga Carlo Ancelotti rrezikoi shumë ndaj ekipit gjerman të Stuttgart, aq sa për një moment u mendua se “Los Blancos” mund të mos dilnin me maksimumin e pikëve nga Santiago Bernabeu.

Pjesa e parë ishte shumë e dyluftuar me gjermanët që luajtën si të barabartë me mbretërorët duke patur madje edhe raste të pastra shënimi.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol teksa Rodrigo shpërtheu nga e djathta dhe dha një asist për Mbappe që e kishte një lojë fëmijësh dërgimin e topit në rrjetë me portën e zbrazët. Por gjermanët e Stuttgart nuk u dorëzuan dhe në mesin e pjesës së dytë pas një rrëmuje në zonë, pas zhvillimit të një goditje këndi realizojnë golin me kokë me autor sulmuesin e tyre krysore Undav. Reali vuajti shumë për t’u rikthyer në avantazh sërish, avantazh që e gjeti vetëm 7 minuta nga fundi kur pas një goditje këndi Rudiger përfiton me kokë nga dalja e gabuar e portierit mik për ta çuar topin në rrjetë. Moment gëzimi në fundin e sfidës edhe për 17 vjeçarin Endrick që realizoi një gol shumë të bukur në fundin e sfidës.

Pas takimit Carlo Ancelotti u shpreh: Ne jemi ende duke punuar shumë për  të qenë versioni më i mirë i vetes tonë. Pas barazimit ne treguam forcën për t’u mos u dorëzuar dhe arritëm të fitonim.Nëse dikush mendon se të fitosh të tilla ndeshje është e thjeshtë, gabohet rëndë. Kam drejtuar skuadrat e mia në afro 200 ndeshje në Champions League dhe në asnjërën prej tyre nuk mbaj mend të mos kemi vuajtur për të marrë rezultatin”, përfundoi tekniku italian i Real Madrid.

AlbaniaWeb.net