Sat, Nov 23, 2024

Sa e dhimbshme është lamtumira! Arbër Çepani bën dedikimin prekës për Gertin

  • PublishedSeptember 18, 2024

E mërkura ishte e zezë për familjen e Gerti Bogdanit. Ky i fundit u nda nga jeta në moshë 44-vjeçare nga një arrest kardiak. Dedikimet prej familjarëve të tij kanë qenë rrëqethëse!

Teksa kujton një moment të vështirë që kishte kaluar 12 vite më parë, kunati i tij Arbër Çepani thotë se ishte kunati i që i qëndroi pranë dhe e bëri të buzëqeshte.

“12 vite përpara, pas një skaneri që bëra, mjekët në Shqipëri më thanë i ke ditët e numëruara…  Çdo gjë mu përmbys, por ti ishe aty tek dera e spitalit dhe gjëja e parë që më the sapo më pe ishte “Të të marrim një biletë Maldive, se ke thjesht nevojë të pushosh., të shëron dielli aty? Ishte i vetmi moment që qesha në ato orë të zeza…”, ka shkruar Arbër Çepani.

Më tej ai shkruan: Sot nuk të thash dot të njëjtën gjë tek dera e spitalit unë ty o Gert…