Thu, Sep 19, 2024

Champions League/ Goleadë e Leverkusen, kampionët e Gjermanisë tregojnë forcën në Holandë (VIDEO)

  • PublishedSeptember 19, 2024

Fitore me goleadë e Leverkusen në ndeshjen e parë të Champions League. Në Holandë, kampionët e Gjermanisë triumfuan 0-4 ndaj Feyenoord. Në pjesën e parë, Florian Ëirtz realizoi dopietë, ndërsa shënoi edhe Grimaldo. Në të 45-të, autogol i Wellenreuther.

Të besuarit e Xabi Alonsos menaxhuan në mënyrë fantastike rezultatin në pjesën e dytë, duke marrë kështu 3 pikë. Në Beograd, sfida Crvena Zvezda-Benfica u mbyll 1-2. Akturkoglu zhbllokoi llogaritë, sakaq Kokcu dyfishoi shifrat. Goli i Milson për skuadrën vendase në fundin e ndeshjes, shërbeu vetëm për statistikë.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net