Holanda ul traun për azilantët, kërkesë Komisionit Europian: Duam shkëputje nga sistemi i BE
Holanda hedh një hap shqetësues për bllokun europian, të gjendur edhe kështu nën një trysni të madhe lidhur me emigracionin.
Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur luftën për një politikë shumë më të rreptë për azilin. Për këtë arsye, i ka dorëzuar Komisionit Europian një kërkesë që vendi të tërhiqet nga rregullat e unionit për azilin.
“Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë në lidhje me azilkërkuesit”, deklaroi ministrja holandeze për azilin, Marjolein Faber. Ajo theksoi se qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.
Në këtë nismë të tij, ekzekutivi holandez ka edhe mbështetjen e mbretit Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij .” Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha monarku gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.
Sipas ekspertëve megjithatë, përpjekja e Holandës për t`u tërhequr rregullat e BE-së për azilin., pak gjasa ka që të rezultojë një sukses. Për një gjë të tillë nevojitet miratimi it ë gjitha vendeve anëtare, të cilat ranë vetë dakord njëzëri në 2023-shin për një reformë të sistemit të azilit në mbarë bllokun europian, dhe tërheqja e një vendi tani do të shihet si rrezik për stabilitetin e të gjithë BE-së.
AlbaniaWeb.net