Lojtari i Atleticos zbulon: Isha pranë kalimit te Milani, por vendosa të qëndroj
Gjatë intervistës së dhënë për Relevo, lojtari i Atletico Madrid, Angel Correa foli edhe për thashethemet e merkatos, teksa zbulon se ka qenë afër kalimit te Milani.
“Isha afër kalimit te Milani. Pse nuk ndodhi transferimi? Ditën e fundit, gjithçka ishte gati të vinte në vend dhe Miguel Ángel Gil Marín më thirri. Ai (CEO i Atleticos) nuk donte që unë të largohesha, më kërkoi të mos shkoja” – tha ai.
Correa shtoi: “Milan është një klub i madh, unë doja të shkoja, të provoja të luaja. Por në fund nuk doli asgjë. Këtu dihem si në shtëpi dhe jam shumë i lumtur”.
(J.S/)