INTERVISTA/ “Disa skuadra në garë për titull”, Starova vendos në “peshore” Partizanin dhe Tiranën: Pres derbi të barabartë, ndeshje e rëndësishme por jo vendimtare
Me 21 shtator rikthehet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, supersfidë kjo e vlefshme për kampionatin. I mirënjohuri Sulejman Starova në një intervistë për Sport Neës në Neës 24, analizoi situatën e të dy skuadrave në prag të sfidës. Sa i takon shanseve për të fituar ndeshjen, Starova shprehet se derbi nuk parashikohet, ndërsa shpreson se skuadrat do të dhurojnë spektakël. Përvecc gjigandavë të kryeqytetit, Starova sheh për titull Egnatian dhe Vllazninë.
-Starova, të mungon derbi, emocionet që të dhuron kjo sfidë, cili është kujtimi më i bukur që ke nga derbi i kryeqytetit?
Nostalgjia është nostalgji. Kam kujtime shumë të bukura, si me Tiranën, ashtu edhe me Partizanin. Kjo është ndeshje ndryshe nga të tjerat, ndalon gjithçka në vend në këtë javë speciale. Gjithmonë stadiumi është plot, efekti i projektorëve është i jashtëzakonshëm.
-Çfarë i mungon sot derbit Starova, duket sikur është zbehur disi, nuk është më ndeshja që vendos titullin…
Nuk jemi në momente ku mund të themi se është ndeshje përcaktuese. Është një ndeshje derbi që duhet fituar, tifozët duan vetëm fitoren sepse marrin kënaqësi të madhe. Kjo është e veçanta e derbit. Është shumë i rëndësishëm rezultati.
-Si e sheh sot këtë takim, është realisht kaq e ndjeshme diferenca mes ekipeve, të paktën kur i sheh në përbërje..
Jemi në fillim të kampionatit, nuk bëhet fjalë qëskuadrat të jenë. Pikët janë pikë. Duke qënë se koha nuk është e përshtatshme për të gjitha skuadrat, ka njëfarë justifikimi.Skuadrat duhet të jenë në formë që në fillim. Faza përgatitore ndoshta e cunguar, duhet patjetër 7-8 ndeshje që ekipet të jenë në formë. Ekipet nuk janë në formë, vijnë nga situata të ndryshme. Partizani ka një trajner të ri, skuadra duhet të përshtatet.
Tirana ka lojtarë të ri që nuk ka përvojën e derbit. Kjo ka dy anë. Ana e parë ka të bëjë me faktin se lojtarët nuk kanë emocionin e një derbi pasi nuk e kanë provuar më parë. Nga ana tjetër, nuk kanë eksperiencën për të kuptuar rëndësinë e derbit. Unë kam besim te ky derbi, spektakli është i garantuar, le të fitojë më i miri.
-Kë shef favorit Starova, si e parashikon derbin e parë të sezonit?
Derbi nuk parashikohet. Në shumicën e rasteve, ka fituar skuadra që ka qenë më dobët.Nuk mund të thuash se kush fiton, kemi parë kohët e fundit shumë barazime. Le të shpresojmë se do të bëhet një ndeshje e mirë. Për publikun është e bukur kur ka gola, kjo e zbukuron. Le të fitojë më i miri, e përsëris.
-Starova, e sheh Partizanin mes favoritëve për titull, ke besim se ky grup mund të fitojnë titullin, çfarë ndjesie të jep kur i shikon nga jashtë?Partizani është një skuadër në të cilën është investuar. Ka shumë dalje dhe hyerje, Partizani ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin. Objektivi dihet titulli. Ka mjaft rivalitet, është përshembull Egnatia që do të mbrojë titullin. Vllaznia duket më e kompletuar se më parë këtë sezon. Pritet të rritet niveli, rivaliteti duket.
Ky Laç duket jo si herët e tjera, është një ekip i ri. Laçi ka bërë spektakël këtu me Elbasanin, por ka humbur. Po flas për vendin e fundit. Të presim, kurioziteti është i madh. Tirana-Elbasani ishte një spektakël i vërtetë.
-Mes Partizanit dhe Tiranës është edhe Dinamo, a mund të bëjë Ilir Daja diferencën, a mundet një trajner të bëjë diferencën në futbollin shqiptar? Sa shanse i jep bluve në garën për titull?
Ka qenë një shprehje dikur, trajneri i mirë rregullon 30 përqind të skuadrës. Trajneri i dobët normal që ndikon për keq. Dinamo ka president me ambicie, ka bërë mjaft mirë punën e tij. Tentativat e tij për të bërë një Dinamo të madhe duket. Afrimi i Dajës tregon shumë. Në disa raste këto kohë ka patur fat, pasi ka marrë fitore në fund. Edhe Mehmeti ka punuar mirë. Lojtarë ka Dinamo, e shikoj si një skuadër që mund të rivalizojë për Final Four. Në futboll gjithçka mund të ndodhë.
-Në krye për momentin ndodhen Egnatia dhe Vllaznia, duken dy ekipet më të kompletuara, ka vite që në futbollin shqiptar një ekip nuk mbron titullin, a mund ta bëjë Egnatia këtë?
Egnatia i ka të gjitha mundësitë për të mbrojtur titullin. Rruga nuk është e lehtë. Vllaznia është më e fortë se vjet. Ndaj Teutës, te shkodranët kam parë pak ç’ekuilibër. Për të dalë kampion, normalisht që duhet të keshë ekuilibër.
-Kë shihni në katërshen finale Starova, në final four, a mund të ketë ndonjë surprizë këtë sezon, vjet ishte Skënderbeu?
Mundësi për të kapur Final Four kanë të gjitha skuadrat. Konkurrenca është shumë e madhe. Nuk mund të thuash që vetëm 4 skuadra dhe të përjashtosh të tjerat.