Fri, Sep 20, 2024

“Nevoja për staf të kualifikuar është alarmante”/ Rama në shkollën profesionale të Elbasanit: Të gjithë ata që marrin një profesion e kanë gati punën

  • PublishedSeptember 20, 2024

Të rinjtë janë në kërkim të një profesioni, dhe specialistët më të mirë të kuzhinës, informatikës dhe elektronikës dalin nga shkollat e mesme profesionale, ku kurrikulat e dedikuara i bëjnë këta nxënës të jenë gati për tregun e punës sapo dalin nga bankat e shkollës, kjo për shkak të urisë së madhe që ka tregu i punës për profesionistë.

Kreu i qeverisë gjatë një vizite në shkollën e mesme profesionale të Elbasanit, në të cilën studiojnë 1400 nxënës, ku vetëm në klasën e 10 numri i nxënësve për këtë vit shkollor është rritur me 8%, tha se është koha që sipërmarrësit t’i japin profesionistëve në fund të muajve ata që meritojnë.

“Po thyhet mentaliteti për shkollën profesionale. Ku kjo shkolla përdoret si bazë për ndërmarrjen e vet edhe pas universitet. Dikur talleshin kur thoshin që punë ka por s’ka profesionistë. Sipërmarrësit duhet të kuptojnë që puna duhet paguar ashtu sikurse e meritojnë. Nevoja për staf të kualifikuar është alarmante, të gjithë ata që marrin një profesion e kanë gati punën”, u shpreh Rama.

Për të qenë profesionistët më të mirë të tregut, praktikën e profesionit që ata do të ndjekin në të ardhmen e nisin nga shkolla dhe e përfundojnë në bizneset që shkolla ka lidhur një kontratë profesionale.



AlbaniaWeb.net