“Pas daljes nga BBV”/ Sara Gjordeni na zbulon këtë detaj për Bardhin
Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi prej disa kohësh po jetojnë së bashku. Çifti i cili pritet të bëhen prindër për herë të parë, ndajnë shpesh herë postime në rrjetet sociale nga përditshmëria e tyre.
Sot, Sara ka ndarë me publikun faktin se partneri i saj ka shtuar në peshë dhe ka marrë 9 kile.
”9kg+ pas ndaljes nga BB. Jo me tosta”- shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet Bardhi duke ngrënë një tost. Kujtojmë se Sara ka treguar më parë se i ka vënë vetes synim që Bardhi të ushqehej mirë e të merrte disa kile, gjë që po e arrin më së miri.
Ajo ka treguar se ka aftësi shumë të mira në kuzhinë, pasi hera herës ndan receta gatimi me ndjekësit në Instagram dhe TikTok.