Fri, Nov 29, 2024

Polici nderohet si hero në moshën 36-vjeçare, arrestohet si mashtrues 4 vite më vonë

  • PublishedSeptember 20, 2024

Ka bërë bujë historia e një oficeri policie 40-vjeçar në Greqi, i cili u nderua si hero në vitin 2020 për shërbimin e tij në krye të detyrës, por më pas doli i përfshirë në një organizatë që mashtronte të moshuarit.

Në vitin 2020, teksa ishte në detyrë ai po ndiqte një person por për shkak të shkëmbimit të të shtënave, mbeti i plagosur në këmbë.

Ky akt i tij u vlerësua si “i jashtëzakonshëm”, si rezultat i të cilit në vitin 2020 ai mori një medalje policie në një ceremoni speciale të zhvilluar për nder të tij. Më pas ai ka lënë detyrën dhe ka vazhduar jetën si qytetar i thjeshtë.

Gjithçka ndryshoi pak 24 orë më parë kur, siç doli, ai kishte kaluar nga ndershmëria në paligjshmëri, shkruajnë mediat vendase.

Ish polici dhe dy persona të tjerë, mes tyre një grua, dyshohet se kanë telefonuar qytetarët dhe u kanë thënë se të afërmit e tyre kanë qenë të përfshirë në aksidente trafiku dhe se u duhen para për operacione.
Përmes mashtrimit, ata kishin përfituar shuma të majme deri në 40 mijë euro.

Kur u arrestua, 40-vjeçari pranoi se kishte marrë pjesë në organizatën e mashtrimit.



AlbaniaWeb.net