Sat, Sep 21, 2024

FOTOT/ Homazhe në nderim të Gerti Bogdanit para ndeshjes Tirana-Partizani, bardheblutë: Do të fitojmë për të!

  • PublishedSeptember 21, 2024

Partizani dhe Tirana luajnë sot supersfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.

Klubi i Tiranës ka mbajtur homazhe për ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një ataku kardiak.

Siç duket edhe në pamje, fotot e Bogdanit janë shfaqur në stadium, teksa para ndeshjes ka folur drejtori sportivi i bardhebluve, Agim Ibraimi.

“Ne si klub shprehim ngushëllimet më të thella për familjen Bogdani, e dimë që ka qenë tifoz i Tiranës. Besojmë se sot do fitojmë për të. Këto janë ndeshje të cilat duhen luftuar dhe shijuar, 3 pikët janë 3 pikë. Për këto ndeshje nuk kanë nevojë të motivohen lojtarët, derbi duhet fituar”, tha ai.