Sat, Sep 21, 2024

Gjyqtarja e parë femër në Shqipëri mbyll Instagramin: Po paragjykohem nga pamja

  • PublishedSeptember 21, 2024

Gjyqtarja e parë femër ndërkombëtare e Shqipërisë, Emanuela Rusta është shprehur e zhgënjyer që përmendet si një “gjyqtare seksi” në titujt e mediave, duke lënë në hije arritjet dhe profesionalizmin e saj në fushë. Asaj iu desh të mbyllte llogarinë e saj në Instagram për shkak të mesazheve fyese që kishte marrë.

Në një intervistë për AFP, Rusta kritikoi mediat që janë fokusuar në pamjen e saj dhe jo në aftësitë e saj, duke thënë:

“Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera. Arbitri nuk është çështje gjinie, por kompetence. Duhet të luftosh fort që të pranohesh. Për të marrë vendime të mira, duhet të dini rregullat e lojës në mënyrë perfekte, të jeni fizikisht në formë dhe të keni një aftësi të madhe për t’u përqendruar.”-shtoi ajo.

Vërejtjet e Rustës vijnë pasi u publikuan titujt, duke përfshirë një që e përshkruante atë si “arbitrja seksi që ngre temperaturën”, duke tërhequr vëmendjen tek pamja e saj dhe jo nga aftësitë e saj në gjyqtarë.

Rusta ka drejtuar tashmë 15 ndeshje të Superligës shqiptare për meshkuj, dy prej të cilave u zhvilluan këtë vit, duke forcuar më tej pozicionin e saj si një figurë e respektuar në futboll. Ajo tani do të gjykojë ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve për femra mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit.