Njihej si tifoz i Tiranës, klubi bardheblu nderon Gerti Bogdanin para derbit
Tirana dhe Partizani masin forcat në kryeqytet, në derbin që shkon për llogari të kampionatit. Klubi i bardhebluve ka nderuar Gerti Bogdanin në “Air Albania”, ish-deputetin e Partisë Demokratike, që ndërroi jetë pak ditë më parë nga një arrest kardiak.
Bogdani njihej si një tifoz i Tiranës, teksa shpeshherë e kemi parë duke bërë tifo në shkallët e stadiumit. Siç shihet, futbollistët dërguan lule tek një foto e Bogdanit, e pozicionuar në stadium.
(J.S/)