Fri, Nov 29, 2024

U larguan nga qendra sociale në Elbasan, gjenden dy të mitur! Në kërkim 13-vjeçari

  • PublishedSeptember 21, 2024

Janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës sociale në Elbasan, në gjendje të mirë shëndetësore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar, ndërsa ende po kërkohet për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër.

Policia bën me dije se dy 13 vjeçarë dhe një 14 vjeç në bashkëpunim me njëri tjetrin u laguan nga qenda mos lënë asnjë informacion për vend ndodhjen e tyre.

Denoncimi është bërë nga përgjegjësi i qendrës sociale sipas të cilit të mitur u larguan në drejtim të paditur rreth mesditës së të enjtes.

AlbaniaWeb.net mësoi se dy prej të miturve janë nga qyteti i Librazhdit dhe njëri nga Lezha.

Të miturit ishin strehuar në qendrën sociale për shkak të problemeve të mëdha social-ekonomike, apo si pasojë e rrezikut të trafikimit të mundshëm.



AlbaniaWeb.net