Sun, Sep 22, 2024

Lazio bie në Firenze, Fiorentina fiton me përmbysje (VIDEO)

  • PublishedSeptember 22, 2024

Fiorentina triumfon me përmbysje 2-1 ndaj Lazios në Firenze. Mysafirët realizuan në pjesën e parë me Gilan, pas një asisti të Tavares. Në fillimin e pjesës së dytë, Gudmundsson barazoi shifrat për shkuadrën violë.

Sulmuesi islandez i dhuroi 3 pikë ekipit të tij në të 90-tën minutë, duke kompletuar dopietën personale. Fiorentina renditet në vendin e 10-të, ndërsa Lazio në vendin e 7-të.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net