“Këtu të ruan fati, se të jetë për policinë…”, Salianji ironizon ministrin e Brendshëm: Ata që bëjnë kotece i mbysni ju! Arrestuat atë në azil, apo ai aty ishte ku do shkonte!
Në Komisionin e Sigurisë u mbajt sot seanca dëgjimore e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha.
Deputetët ë PD kanë kërkuar shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.
Gjatë fjalës së tij deputeti Ervin Salianji iu drejtua ministrit Hoxha duke i thënë nesë kanë zbuluar autorët e ngjarjeve të rënda kriminale, si të shtënat me armë ndaj policisë në Malësinë e Madhe, apo dhe vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit.
“Kanë ndodhur 12 vrasje, janë zbuluar 10, sa keni arrestuar ju? Doni t’u them për ngjarjet e rënda? Është arrestuar ai i moshuari që u vra atë në azil, ai në azil është mezi lëviz… ja po të them të tjerët… problem është moszbulueshmëria e ngjarjeve të rënda.
Kanë gjuajtur me armë policinë në Malësi të Madhe, dini gjë kush e ka bërë atë? T’i kanë vënë tritol gjyqtarit në Shkodër, keni zbuluar gjë? Këtu ku goditen themelet e autoritetit të shtetit. Keta që ndërtojnë një kotec, njuë suvatim, këta i mbysni ju.
Si këto ndërtimet mu në mes të Tiranës, kapni dot atë, dini dot gjë? Është 8 kate mu në mes të Tiranës, po mbyllet, tani këto janë krimet që nuk kapni dot.
A ndjeni përgjegjësi meqë jeni ministër i ri por jeni i Brendshëm, për fshehjen e ngjarjes në Pogradec.
Risk është, se fati të shpëton, se të jetë për policinë. A keni nevojë për amendim, meqë jemi te ky shteti i ri, do ketë polici apo do jetë sovran dhe do ketë polici më vete?”, tha Salianji me ironi.
AlbaniaWeb.net