Fri, Nov 29, 2024

“Nga tenor në dasmaxhi”/ Komentet fyese, Armaldo: Më lanë në rrugë me dy fëmijë

  • PublishedSeptember 23, 2024

Të gjithë e njohim Armaldo Kllogjerin si “Maestro”. Tenori u bë i famshëm nga pjesmarrja në “Big brother Vip Albania”, ku arriti të fitojë zemrën e publikut me karakterin e tij.

Por pas mbarimit të këtij formati për Armaldon një tenor me karrierë të gjatë në vendin tonë, si duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu si dhe ai priste. Ai zbuloi në atë kohë se Teatri i Operas dhe Baletit e hoqi nga puna e se kishte nisur një proces gjyqësor me to, për të kundërshtuar vendimin.

Ndërsa për komentet e personave në lidhje me faktin se Armaldo ka nisur duke kënduar nëpër dasma, ish-banori i Big Brother Vip shprehet kështu:

Kjo video është përpjesën tjetër që komunikon dhe komenton në një mënyrë tallëse ‘o i shkreti ti, o i mjeri ti ku ke përfunduar, o ça të gjeti ty, o tu prish karriera ty, por si ka mundësi nga një tenor ti përfundove në një dasmazhi?’Por mir m kam një pyetje unë për ju kujt i kam hyrë në hak unë, kujt i kam bërë keq që me zërin tim shkoj nëpër familje të nderuara për të performuar dhe kënduar, për ta bërë gëzimin sa më të bukur.

Kujt i kam hyrë në hak? Apo s’ka problem ky le të rrijë pa punë, le të rrijë pa bukë, le t’i mbajë kalamajtë dynjaja, jo ti mbajë vetë. Ore zotërinj ja u kam thënë njëherë që jam në gjyq.

Po ja ku po ja u them sot kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar bigu më hoqi nga puna në mënyrë të rrufeshme, pa ju dridhur qerpikut fare, pa menduar që ky person ka kontribuar 20 vjet dhe teatri pa vënë llogjikën në punë më lë në rrugë me dy fëmijë, me nuse shtatzënë dhe një vajzë të mitur. Është e pabesueshme, por ja u them që ta besoni. Megjithatë unë kam lënë drejtësinë e cila të marrë vendimin e duhur për rastin tim”, thotë Armaldo në videon e publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”.