Mon, Sep 23, 2024

Rikthim i rëndësishëm te Roma, futbollisti bëhet sërish pjesë e grupit, Juric gati t’i japë një shans

  • PublishedSeptember 23, 2024

Roma ka filluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Bilbaos në Europa League. Te kryeqytetasit ka një rikthim të rëndësishëm, Nicola Zalewski është bashkuar me grupin.

Zalewski vjen pas një periudhe ku ishte në negociata me Galatasaray-n, tratativa të cilat nuk përfunduan pozitivisht. Me ardhjen e trajnerit të ri, Juric, 22-vjeçari do të përfshihet në grup dhe do i duhet të tregojë vlerat e tij.

Mesfushori luajti 22 ndeshje më këtë skuadër në sezonin e kaluar, pa mundur të shijojë shijen e golit, ndërsa dhuroi një asist. Zalewski, ka dalë nga të rinjtë e Romës.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net