Mon, Sep 23, 2024

Sërish fitore “in-extremis”, “Aspirinat” e bëjnë zakon, Stuttgart “shkatërron” Dortmundin

  • PublishedSeptember 23, 2024

Bayer Leverkusen bën Bayer Leverkusenin. “Aspirinat” arrijnë të fitojnë sërish në kohën shtesë. Këtë herë kampionët në fuqi i’a dolën të “thyenin” skuadrën e Wolsburg me rezultatin 4-3. Një ndeshje spektakolare ishte ajo që u zhvillua në “Bay Arena”. Skuadra mike kaloi 2 herë në avantazh gjatë fraksionit të parë të sfidës me Mukiele, Bornauw dhe Svanberg, të cilët përmbysën golat e Wirtz dhe Tah për vendasit.

Megjithatë në pjesën e dytë të besuarit e Xabi Alonsos u futën në fushë me një tjetër ritëm. Ata barazuan shifrat me fillimin e fraksionit të dytë pas një goditje këndi, ku i ishte Hincapie ai që me kokë shënoi nga fare pranë portës së miqve. Në momentin kur u mendua se sfida po shkon drejt barazimit, sërish janë “aspirinat”, të cilët shënuar në kohën shtesë, ku protagonist ishte Boniface me një kthesë të bukur me të majtën që i dhuron 3 pikë shumë të rëndësishme kampionëve, që ngjiten në këtë mënyrë në në vendin e dytë me 9 pikë, 3 më pak se kryesuesit e Bayernit.

Një fitore të jashtëzakonshme e të papritur arriti edhe skuadra e Stuttgart, teksa vendasit shkatërruan Borussian e Dortmundit me rezultatin 5-1. Ndeshja shumë e mirë e zhvilluar ndaj Realit të Madridit fundjavën e shkuar nuk ishte rastësi. 2 golësh i sulmuesit Undav, si dhe golat e Demiroviç, Millot dhe Toure i dhanë një sukses të madh skuadrës së teknikut Hoeness. Ndërkohë goli i vetëm për miqtë i shënuar nga ishi i kësaj sfide Guirasy shërbeu sa për statistikë. Një humbje shumë e rëndë e para në këtë sezon për skuadrën e Nuri Sahin e cila deri më tani nuk është se i kishte bërë një nisje të keqe sezonit, duke marrë parasysh këtu kampionatin dhe Championsin.

Me këtë fitore Stuttgart ngjitet në vendin e 7-të me 7 pikë, duke barazuar skuadrën e Dortmund në renditje.

AlbaniaWeb.net