Thu, Nov 28, 2024

U rrethua nga agjentët federalë, dalin pamjet nga arrestimi i Diddy Combs

  • PublishedSeptember 23, 2024

Reperi Sean Diddy Combs u arrestua 7 ditë më parë në mbrëmje.

Pamjet filmike nga arrestimi i tij janë bërë tashmë publike. Ai shihet teksa hyn në hotelin Park Hyatt në Nju Jork me një pallto të zezë kur agjentët federalë e rrethuan atë. Reperi, u nda nga miqtë e tij, ndërsa këta të fundit u lanë të qëndrojnë në holl ndërsa Combs po largohej. Themeluesi i Bad Boys Records shihet i prangosur duke hyrë në një ashensor.

Kur Combs u rishfaq në holl, ai u shoqërua nga dera e përparme e hotelit ndërsa këmbësorët po shëtisnin. Në fillim të kësaj jave, media publikoi gjithashtu pamjet e fituesit të Grammy-it duke qeshur me fansat 30 minuta përpara arrestimit të tij.

Avokati i tij, i tha Page Six në një deklaratë se Combs kishte parashikuar hetimet e Sigurisë Kombëtare dhe “vullnetarisht u zhvendos” në Nju Jork.

“Combs nuk ka qenë gjë tjetër veçse bashkëpunëtor me këtë hetim,” tha avokati Marc Agnifilo. “Ju lutemi, rezervoni gjykimin tuaj derisa të keni të gjitha faktet. Këto janë veprimet e një njeriu të pafajshëm që nuk ka asgjë për të fshehur dhe ai mezi pret të pastrojë emrin e tij në gjykatë.”

Combs u akuzua për trafik seksual me forcë, mashtrim ose detyrim dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion. Ai po mbahet pa kusht në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn, NY, ku thuhet se është nën vëzhgim për vetëvrasje.