Mon, Sep 23, 2024

U shty për një orë për shkak të reshjeve të shiut, merret vendimi final për Atalanta-Como

  • PublishedSeptember 23, 2024

Ndeshja mes Atalantës dhe Comos është shtyrë për të martën në orën 20:45. Takimi i Serie A, i programuar për këtë të hënë nuk do të mund të zhvillohet, për shkak të reshjeve të shiut.

Fillimisht takimi u shty vetëm për një orë por duke parë që situata nuk po stabilizohej, orari u zhvendos me 24 orë.

Vendimi u mor nga Liga Italiane, në pamundësi të zhvillimit normal të një ndeshje. Takimi në fjalë vlen për javën e pestë.

AlbaniaWeb.net