Fri, Nov 29, 2024

Nisin regjistrimet në ‘Gogi Kids’, kopshti që ofron kushtet dhe programet më të mira në treg

  • PublishedSeptember 24, 2024

Nisin regjistrimet e reja për vitin akademik 2024-2025, në kopshtin ‘’Gogi Kids’’ në Tiranë. I ndarë në disa cikle edukimi, nga grupi i çerdhes deri në parashkollor, ky institucion jo publik ofron kushte shumë të mira edukimi, ambiente komode, dhe programet më bashkëkohore të mësimnxënies për të gjithë grupmoshat e ciklit parashkollor.

PROGRAMI EDUKATIV

I hapur 5 vite më parë në një pikë strategjike të qytetit të Tiranës, pranë zonës së ‘21 Dhjetorit’, në rrugën Artan Lenja, godina 5 katshe e kopshtit, me klasa të bollshme mësimi, ambiente të veçanta fjetje, ngrënie, kuzhinë e salla lojërash, si dhe me një oborr të gjelbëruar ku fëmijët luajnë e argëtohen mes tyre, Gogi Kids ofron kushte bashkëkohore dhe një edukim cilësor, duke përmbushur në këtë mënyrë parametrat e një institucioni konform standardeve evropiane.

 

Me një program të larmishëm mësimor ku përfshihen aktivitete rekreative që nxisin zhvillimin motorik të fëmijëve, ku mund të veçojmë leximin dhe ritregimin e përrallave së bashku me të vegjëlit, vjershat e këngët shqipe që gëzojnë fëmijët e bëjnë krenarë prindërit në disa shfaqje artistike që organizohen brenda ambientit të kopshtit përgjatë vitit, shkronjat e numrat – dhe leximi për më të rriturit, e deri tek marrja e leksioneve në pikturë, art e punëdore, balet, piano dhe muzikë, kungfu, sporte të ndryshme oborri e tavoline, kulinari e gjuhë të huaj angleze me profesorë të specializuar,  si edhe maratonën e programit veror plot hare e risi, të gjitha këto e bëjnë ‘’Gogi Kids’’ zgjedhjen e duhur për çdo prind dhe fëmijë.

‘’Në Gogi Kids sigurohemi që edukimi dhe arsimimi të nxisin sjelljen e mirë, të menduarin e pavarur por të trajnuar sipas kontekstit dhe komunitetit ku jetojmë si dhe koordinim të zhdërvjellët të trurit e trupit për të gjithë grupmoshat. Vila 5-katëshe është jo më kot një ‘shtëpizë ëndrrash’,  jo për nga përmasat por prej fytyrave fëminore të së ardhmes, që nuk na pret veçse me ide e qasje të reja edukimi, me ëndrra e zhvillim cilësor të mendjes njerëzore që në bërthamën e vegjëlisë.

Në Gogi Kids, fëmijët përshtaten qysh në javët e para sipas një programi të veçantë fillestar të edukimit shoqëror, të higjienës vetjake e komunitare, mirësjelljes dhe fitimit të autonomisë së veprimeve të përditshme të përkujdesit ndaj vetvetes. I gjithë suksesi mbështetet në kushtet më të mira të procesit edukativo-mësimor bazuar në metoda tradicionale dhe lojërave, kurrikulës së pasur me aktivitete arsimore dhe shfaqje për një edukim cilësor, për qytetarët e vegjël të epokës së globalizimit, duke përmbushur parametrat e një institucioni sipas standardeve evropiane,’’ thotë administratorja e kopshtit.

OPINIONET E PRINDËRVE

‘’Unë kam dy vajza të regjistruara te ‘’Gogi’, ky është viti i tretë i regjistrimit dhe jam shumë e kënaqur me ecurinë e fëmijëve të mi. Vajzat janë integruar shumë mirë, sipas moshës kanë mësuar vjersha, përralla, anglisht, kërcim, e plot aftësi të tjera pozitive. Fakti që vajzat e mia shkojnë çdo mëngjes me shumë dëshirë në kopesht, dhe kthehen në shtëpi me buzëqeshje, më bën mua dhe bashkëshortin tim të ndihemi prindërit më të lumtur në botë. Kopshti mban një marrëdhënie shumë korrekte dhe me ne prindërit duke na ofruar një kontratë të rregullt regjistrimi për fëmijët, ku përfshihet mundësia për të monitoruar fëmijën në kamera në raste të caktuara, komunikim i vazhdueshëm me edukatoren për ecurinë ditore të fëmijës, pajisja me mjetet mësimore dhe argëtuese që i nevojiten fëmijës, e çdo shërbim tjetër që kërkohet. Sigurisht që regjistrimi i fëmijës në një kopësht privat varet nga buxheti i çdo familje, por nëse do të zgjidhnit një ambient privat për fëmijën tuaj unë do t’ju rekomandoja pa asnjë hezitim ‘’Gogi Kids’’, thotë E.B, prind i dy vajzave të moshës dhe 2 dhe 4 vjeç.

STAFI  I EDUKATOREVE

Klasat  në ‘’Gigi Kids’’ janë të ndara sipas grupeve të fëmijëve, ku çdo grup ka një numër të menaxhueshëm që varion mesatarisht nga 6 deri në 12 fëmijë për grup, me dy edukatore përgjegjëse, për secilin grup fëmijësh. Stafi është i kualifikuar në edukimin parashkollor dhe me një ekspereincë të gjatë në këtë fushë, duke ofruar në këtë mënyrë një mësimdhënie cilësore për fëmijët. ‘’U bënë disa vite që punoj pranë Gogi Kids. Jam përgjegjëse për grupin e fëmijëve të vegjël, në çerdhe. Kemi 7 fëmijë dhe jemi dy edukatore. Personalisht ndihem shumë mirë këtu në çdo drejtim, që nga kushtet e mira të punës, te pagesa e kënaqshme, e për më tepër te sjellja korrekte dhe me shumë respekt ndaj stafit. Edhe me koleget kalojmë shumë mirë dhe bashkëpunojmë me njëra-tjetrën për çdo gjë. Kam qenë në kopshte të tjerë me herët por në Gogi Kids mendoj të dal në pension,’’ thotë Albana, edukatore pranë Gogi Kids.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GoGi Happy (@gogihappy2020)

 

ORARET

Nga e hëna në të shtunë prej orës 7:00 të mëngjeist e deri në orën 17:00 pasdite, dhe të shtunave nga ora 08.00-15.00, kopshti qëndron i hapur, ndërkohë që nuk mbyllet për asnjë ditë as gjatë pushimeve verore. Një roje sigurie ndodhet gjithmonë tek dera kryesore, vigjilent për të kontrolluar çdo hyrje-dalje, dhe 45 kamera sigurie të instaluara në të gjitha ambjentet e lejueshme për të ofruar siguri dhe transparencë për çdo moment të ditës që fëmijët kalojnë brenda ambjenteve të kopshtit.

‘’Pjesa e orarit është një tjetër element që mua si prind më përshtatet shumë, pasi bashkë me bashkëshortin jemi në punë edhe të shtunave, dhe gjatë festave zyrtare, ndërkohë që fëmijën e lëmë pa merak në kopësht. Ushqimi është i shëndetshëm dhe i kontrolluar. Fëmijët hanë deri në katër vakte gjatë ditës dhe menuja dhe fotot e aktiviteteve gjatë ditës na vijnë në celular në grupin e hapur posaçërisht për prindërit e fëmijëve. Pozitiv është dhe fakti që kopshti ofron mundësi transporti për disa nga fëmijët që banojnë larg vendndodhjes së tij,’’  shprehen disa nga prindërit.

AKTIVITETET

Fëmijët zhvillojnë aktivitete gjatë gjithë vitit, program i cili nuk shteron as gjatë periudhës së verës, ku në oborrin e kopshtit organizohen lojëra kreative dhe zbavitëse për vogëlushët duke bërë që ata të kalojnë kohë cilësore dhe të marrin kaq shumë kënaqësi. Për moshat 4 deri në 6 vjeç oganizohen edhe ture ditore, jashtë ambienteve të kopshtit ku fëmijët me lejen e prindërve kanë mundësi të vizitojnë ambiente të ndryshme si teatro, muze, kinema, institucione të tjera me rëndësi historike e kulturore, por nuk mungojnë edhe vizitat në ndonjë fermë apo pishina gajtë sezonit veror. ‘’Në GoGi Kids kemi një filozofi të veçantë që e ndajmë me të gjithë – ‘fëmijë të mirë e të dashur përbrenda, fëmijë të ditur e të sjellshëm jashtë’. Të gjithë fëmijët duhet të edukohen në mënyrë cilësore, e tu ofrohen mundësitë që nesër të jenë qytetarë të ditur, të mirësjellshëm e bashkëpunues në shoqërinë tonë,’’ shprehet më tej administratorja.

Krahas të tjerave ‘’Gogi Kids’’ ka ndërmarrë herë pas here edhe iniciativa mbështetëse dhe aktivitete bamirësie për njerëzit në nevojë. Çdo fundvit në bashkëpunim edhe me prindërit e fëmijëve janë mbledhur kontribute monetare por edhe veshje, lodra dhe dhurata të tjera, të cilat në transparencë të plotë janë dhuruar për fëmijët jetimë, apo për familje të tjera në vështirësi ekonomike.