Fri, Nov 29, 2024

Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar se liria nuk ka çmim!

  • PublishedSeptember 24, 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar një vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë të Serbisë.

Osmani u shpreh se Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë nga sulmi i 24 shtatorit, “ra dëshmor për të treguar  se liria nuk ka çmim”, ndërsa shtoi se Bunjaku “tregoi
edhe një herë siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.”

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

Se liria nuk ka çmim.

Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!

Sot e përgjithmonë!”, shkruan Osmani në një postim në rrjetin social Facebook.



AlbaniaWeb.net