Pritjes i vjen fundi, Mario Mitaj debuton me Al Ittihad
Pritja merr fund. Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj debuton me Al Ittihad. Mitaj është aktivizuar titullar në takimin e Kupës ndaj Al-Ain, sfidë që zhvillohet në Prince Abdullah al-Faisal Stadium (Jeddah).
Trajneri francez i Al Ittihad, Laurent Blanc e pa të arsyeshme të marrë këtë vendim, për futbollistin e afruar në merkaton e fundit. Kujtojmë se Mario Mitaj kaloi te kjo skuadër nga Lokomotiva e Moskës , në formën e huazimit.
Djaloshi i përfaqësueses kuqezi “përqafoi” projektin e Laurent Blanc, me shpresën sse gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur. Sa i takon kampionatit, Al Ittihad renditet në vendin e dytë pas 5 javësh.
(J.S/)