Tue, Sep 24, 2024

Shqipëria Live/ Gara për drejtorin e policisë së shtetit, Salianji ngre dyshime: Fituesin e kanë paracaktuar që në nisje, dorëheqja e Rrumbullakut…

  • PublishedSeptember 24, 2024

Deputeti Ervin Salianji ka folur për konkursin që po bëhet për drejtorin e policisë së shtetit.

I ftuar në “Shqipëria Live”, ai shprehet se ky konkurs është një farse dhe se fituesi është paracaktuar me kohë.

“Kanë hapur një proces farsë me një ligj që ka kaluar në parlament me seancën e fundit të verës. Kemi nisur që ministri i brendshëm, përpara se të jepte dorëheqjen Rrumbullaku, ai doli në një deklaratë dhe tha se do të kishte një gjeneratë të re të policisë së shtetit. Është një farsë për të bërë sikur ka një proces. Nuk po i përmend sikur mos të duket sikur po influencoj, por po e ndjekim procesin dhe do t’iu japim një përgjigje.

Kjo ka qenë e mbyllur që në nisje. Dihej që ministri është mbyllur me një grup personash. Dihen personat që do të jenë drejtorë qarqe. Nuk është se do të kishte ashtu siç propozonte ligji. Këta duan të bëjnë sikur bëjnë konkurse dhe nuk kanë dalë cilët janë kriteret që avantazhojnë njërin. Është një komision politikë, të gjithë të emëruar nga ministri ose kryeministri. Është një tender për grupet kriminale se kush ofron më shumë. Kam pyetur dje nëse kanë kërkuar informacion nga kandidatët që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë drejtor i policisë dhe ministri nuk u përgjigj”, tha Salianji.



AlbaniaWeb.net