Fri, Nov 29, 2024

Ter Stergen rrezikon karrierën? “Bild” bën paralelizmin e “frikshëm” me dëmtimin e ish tenistes Steffi Graf

  • PublishedSeptember 24, 2024

Lajmi kryesor ditët e fundit që ka marrë vëmendjen e mbarë opinionit publik sportiv ka qenë dëmtimi shumë i rëndë i portierit të Barcelonës, gjermanit Ter Stegen, në sfidën ndaj Villareal. Portieri këputi tendinën e gjurit të djathtë, e pas ndërhyrjes kirurgjikale do t’i duhet të qëndrojë shumë gjatë larg fushave të lojës. Parashikimet më optimiste flasin për një mungesë të tij për afro 8 muaj, me gjermanin që do të humbasë me shumë gjasa të gjithë sezonin.

Megjithatë në Gjermani ndihen edhe më të shqetësuar, jo për kohën e gjatë të rikuperimit që do t’i duhet “gardianit” të Barcelonës, por për risqet që ky dëmtim sjell për vazhdimësinë e karrierës së sportistit. E përditshmja gjermane “Bild” sjell në vëmendje se edhe tenistja e famshme Steffi Graf ka patur të njëjtin dëmtim si edhe Ter Stegen, dëmtim nga i cili ajo më pas u detyruar të mbyllte edhe karrierën e saj. Për portierin gjerman do të jetë shumë e rëndësishme faza e rikuperimit, për të shpresuar më pas rikthimin e tij në formën e duhur fizike.

Edhe tekniku i “panzerave” u shpreh tepër i shqetësuar për dëmtimin e Ter Stegen: “Ishte një lajm shokues për mua.Do të na mungojë shumë në fushën e lojës. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe e mirëpresim kurdoherë me shumë kënaqësi”, theksoi Nagelsmann.

Ndërkohë ndër emrat e shumtë që shikohen si zëvendësues të gjermanit në portë, së fundmi bën bujë edhe emri i ish portierit polak Szczęsny. Megjithëse ishte vetë ai që vetëm pak javë më parë deklaroi tërheqjen nga futbolli i luajtur, pasi nuk gjeri gjuhën e përbashkët me drejtuesit për rinovimin e kontratës, tek Barça sipas mediave ai shihet si një mundësi potenciale, për shkak të eksperiencës së tij të gjatë dhe sigurisë që ofron mes shtyllave.

Bild
 
AlbaniaWeb.net