“Trondit Princi”, Daily Mail: Leka II Zogu mirëpret në shoqërinë mbretërore të dashurën e re, 7 muaj pas ndarjes nga Elia Zaharia
Princi Leka II Zogu mirëpret të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq, shkruan Daily Mail, në një artikull për princin që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA.
42-vjeçari prezantoi partneren e tij të re, fotografen e dasmave, në një darkë gala që synonte forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë të hënën, shkruan tabloja britanike, që tregon se vetëm 9 muaj më parë, Princi njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, të cilët u kurorëzuan në vitin 2016 dhe janë prindër të princeshës Geraldinë, 4 vjeçe. Ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh të zymta, kur dyshja denoncuan njëri-tjetrin për dhunë dhe gjykata urdhëroi që të dy të qëndrojnë pesë metra larg njëri-tjetrit dhe se Princi mund ta takonte vajzën vetëm në prani të një dadoje.
Por, këtë javë Princi la pas ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti Blertën në gjirin mbretëror, teksa shpërndau një foto me të, kapur për dore. Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota morën pjesë në ceremoninë luksoze në New Jersey, në ambientet e Carpathia West.
Kjo shënon fundin e një kapitulli për Princ Lekën dhe Elia Zaharian, shton Daily Mail. Edhe pse monarkia shqiptare është shpërbërë që në vitin 1943, Leka dhe Elia kishin kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martua tetë vjet më parë.
AlbaniaWeb.net