Tue, Sep 24, 2024

UEFA i beson një arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja gjykon në Europa League

  • PublishedSeptember 24, 2024

UEFA ka caktuar si arbitër në ndeshjen e Europa League mes Az Alkmaar dhe Elfsborg, gjyqtarin shqiptar Juxhin Xhaja.  Xhaja do të gjykojë takimin e xhiros së parë, që do të mbahet në  AFAS Stadion (Alkmaar).

Për Xhajën kjo nuk është hera e parë që do të arbitrojë në arenën ndërkombëtare, pasi edhe më parë ka qenë bilbil kryesor në takime të rëndësishme në Europë. 34-vjeçari do të ketë ndihmën e Arbër Pemës dhe Rejdi Avdos, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Albert Doda.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net