Wed, Sep 25, 2024

2 trajnerë të “sakrifikuar” pas 6 javësh kampionat, sezoni i ri nis me mendësinë e vjetër në Superiore

  • PublishedSeptember 25, 2024

Superiorja nuk po tregon ndryshime nga sezonet e mëparshme, të paktën përsa i përket lëvizjes së trajnerëve. Kështu kur janë luajtur vetëm 6 javë të saj, bie në sy se janë larguar 2 trajnerë.

Bëhet fjalë për Dritan Mehmeti, që u pezullua nga Dinamo në fillimin e sezonit për t’i lënë vendin Ilir Dajës. Sot u njoftua që Emanuel Egbo po ashtu ka mbyllur bashkëpunimin me Bylisin.

Jo vetëm kaq, pasi dhe Armando Cungu tregoi hapur se ka kërkuar largimin nga Laçi, vendim nga i cili është tërhequr njoftoi Panorama Sport. Një situatë e pazakontë u has dhe te Partizani, që e nisi sezonin pa trajner të konfirmuar pasi Arbër Abilaliaj qëndronte në krye para Veselinoviç.

Trajnerët shfaqen të gjithë të rrezikuar. Bie në sy se Skënderbeu dhe Egnatia vazhdojnë me trajnerë të zyrtarizuar kohë më parë.

AlbaniaWeb.net