7 pikë më pak se sa sezoni shkuar, Interi bën më keq në fushë, por rregullon bilancin financiar
Inter i zhgënjeu fansat e tij, pas humbjes në derbi e para në 7 ndeshjet e fundit, me Milan që arriti më në fund të triumfonte në të ashtëquajturën derbi i Madoninës. Megjithatë duket se tek Inter dhe tifozët e tij nuk është shqetësues vetëm një derbi i humbur, gjë e cila herët a vonë mund të ndodhte, por fakti se krahasuar me një sezon më parë, në të njëjtën periudhë kohe, skuadra ziklatër numëron plotë 7 pikë më pak. Sezonin e shkuar, në të cilin zikaltërit, u kurorëzuan kampion, pas 5 javëve të para ata kishin kryer startin perfekt, me ekipin e Inzaghit që i kishte fituar të 5 sfidat duke grumbulluar pikë të plota.
Në fakt ky i këtij sezoni është starti më i dobët, krahasuar me të tre sezonet e mëparshme, kur në krye të stolit ka qenë trajneri Inzaghi. Ndaj Inter duhet të bëjë kthesë të menjëhershme, por edhe kalendari nuk ndihmon shumë në këtë aspekt. Udinese, Torino, Roma dhe Juventus dhe dy sfidat për Champions ndaj Crvena Zvezda dhe Young Boys nuk janë ndeshjet ideale për kampionët e Italisë për kërkuar ndryshimin e madh, megjithatë ata e kanë potencialin për t’u rikthyer në gjendjen e sezonit të shkuar.
Ndërkohë nëse në fushën e lojës gjërat nuk po shkojnë siç duhet për ziklatrit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë lidhur me financat e klubit, teksa më në fund për kampionët e Italisë ka lajme pozitive. Teksa është aprovuar bilanci financiar për vitet 2023-2024, vihet re një reduktim i fortë i humbjeve në krahasim me vitin fiskal 2022/23, i cili shkoi nga 85 në 36 milionë euro, pra një rënie e barabartë me afërsisht 50 milionë euro. Ky rezultat është krijuar nga njëra anë nga një rritje të të ardhurave përafërsisht 48 milionë euro për një vlerë totale prej 473 milionë euro, për shkak të rezultateve të zonës sportive që çoi në rritje të xhiros tregtare”. Një lajm shumë poztiv që tregon edhe impaktin pozitiv tek Inter, i drejtueseve të rinj të Oaktree.