Thu, Nov 28, 2024

A ka patur pengesa gjatë krijimit të karrierës së saj? Flet Kiara Tito

  • PublishedSeptember 25, 2024

Eftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” ka qenë moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito. Rrugëtimi i saj radiofonik nisi në moshën 19-vjeçare në mikrofonin e Top Albania Radio me emisionin “Live From Tirana”. Tani që kthen kokën pas dhe sheh të gjithë zhvillimin e saj, si ndihet ajo?

“Për herë të parë kam nisur në radio, siç duhet të nisë çdo njeri që ka dëshirë të jetë pjesë e televizionit dhe pastaj çdo gjë të shkon mbarë. Kemi qenë në “Live From Tirana” bashkë me Arditin. Faleminderit shumë, sepse më keni suportuar shumë në fillimet e mia. E kujtoj gjithmonë me shumë nostalgji.”

Përsa i përket rrugëtimit të saj të gjatë, a ka patur pengesa gjatë krijimit të karrierës së saj? Ja si është shprehur moderatorja:

“Pengesa ka patur. Besoj akoma do të ketë për aq kohë sa veten e quaj që jam akoma duke mësuar gjëra. Nuk është se e kam arritur akoma atë kulmin tim. Jam gjithmonë e më shumë në kërkim të së mirës, sepse është bukur në fund të ditës të vazhdosh të ëndërrosh dhe jo të mjaftohesh me pak.”