Wed, Sep 25, 2024

FOTO/ Gol dhe dëmtim, Mbappe dhuron show, por Alaves tremb Realin: Madridi luan me zjarrin (VIDEO)

  • PublishedSeptember 25, 2024

Në “Bernabeu”, në ndeshjen e tij të 300 në krye të Real Madrid, Carlo Ancelotti festoi me 3 pikë përballë Alaves pas suksesit 3-2. Tekniku italian nuk kishte kursyer asnjë nga yjet e ekipit, hodhi në fushë formacionin e tij më të mirë ku i mjaftoi vetëm një minutë për të gjetur rrugën e rrjetës, me Lucas Vazques që konvertoi me gol assistin perfekt të Vinicius.

Kylian Mbappe ishte i papërmbajtshëm në këtë takim, fillimisht në minutën e 22-të dyfishoi shifrat, por gjyqtari takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Në të 40-tën, yllin francez nuk mundi ta ndalte askush teksa ideoi dhe finalizoi po vet një aksion fantastik, ky ishte goli i tij i 5-të sezonal.

Me fillimin e pjesës së dytë, Rodrygo pas një kundërsulmi të shpejtë realizoi edhe golin e tretë duke krijuar idenë se ky takim përfundoi këtu. Ancelotti nisi valsin e zëvendësimeve, mes tyre uli në stol edhe Mbappe i cili kishte një shqetësim muskulor, por Alaves i trembi jo pak duke realizuar dy gola të shpejtë brenda një minutë, 85-86 duke rihapur ndeshjen në mënyrë të papritur. Pavarësisht këtij momenti shoku, Reali arriti të ruajë fitoren duke ngushtuar provizorisht diferencën me Barcelonën në minus 1 pikë.

Marca
Marca

Sipas mediave, dëmtimi i Mbappe nuk është serioz, ndërsa pësimi i dy golave në atë formë mori faqet e para: “Madridi luan me zjarrin”, shkruan Marca në faqen e parë. “Ky është futbolli, kur ti mendon se ndeshja ka mbaruar humbet përqendrimin, lejon rivalin të shënojë, i jep atyre besim ndërsa bie në shok, kjo nuk duhet të ndodhë”, u shpreh Ancelotti pas ndeshjes, ndërsa i bëri komplimente Mbappes dhe pjesës tjetër të fazës sulmuese për mënyrën se si po shprehen këtë periudhë.

()

AlbaniaWeb.net