Në gusht, 3.1 milionë vizitorë/ INSTAT tregon shifrat. Rritje me 50% të vizitave për biznes
3 milionë e 106 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë muajit gusht.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti I statistikave, ky tregues ka pësuar një rritje me 9,1%, krahasuar me Gushtin e viti 2023.
Numri I shtetasve të huaj që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në kulmin e sezonit veror ka pësuar një rritje me 7.2%, krahasuar me një vit më parë. Konkretisht gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 2 milionë e 167 mije e 665 shtetas të huaj, 96% e të cilëve nga Europa.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku
dominojnë hyrjet për Pushime. Rritje të ndjeshme në muajin Gusht kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 49,4 %.
Ajo që ra në sy gjatë këtij sezoni veror ka qenë edhe rritja e net qëndrimeve të të huajve në Shqipëri, ndërkohë që sa i përket pritshmërive për vjeshtën, prenotimet e deritanishme flasin për shifra pozitive.
AlbaniaWeb.net