Pësoi aksident, portieri i njohur gati të rikthehet në fushë, drejt firmës me ekipin e ri
Sipas asaj që raportohet nga Relevo, ish-portieri i Sevillas dhe Paris Saint Germain, Sergio Rico është një hap larg kalimit në Katar, te Al-Gharafa. Spanjolli Rico, i cili pësoi një aksident me kuaj më 28 maj të vitit të kaluar, është gati të rikthehet protagonist.
Për të arritur deri te firma me Al-Gharafa, nevojitet vetëm pak kohë, për të sistemuar detajet e fundit të marrëveshjes.
Ai ka luajtur për skuadra të ndryshme. “Gardiani” është aktivizuar në La Liga për Sevilla dhe Mallorca, ndërsa në Angli ka mbajtur veshur fanellën e londinezëve të Fulham.
(J.S/)