Po qëndron larg televizionit, ironizon Einxhel Shkira: S’të le radhë njeri
Einxhel Shkira ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv dhe iu ka përkushtuar familjes dhe rritjes së djalit, Trev. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe që prej atij momenti duket se vendosi të qëndrojë larg kamerës.
Por cila të jetë arsyeja?
Një ndjekës i ka shkruar Einxhelit në mesazhet e Instagramit, duke i kërkuar të prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH.
“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH-së”, ka qenë mesazhi që mori Einxhel.
Një kërkesë të tillë Einxhel s’e kishte marrë ndonjëherë, por arsyen përse nuk mund të ndodhë një gjë e tillë e tregon vetë ajo, sigurisht, duke përdorur edhe ironinë.
“Mirë e ke ti, bukur do ishte, por s’të le radhë njeri. Se ne jemi bërë 5 moderatorë për metër katror” shkroi Einxhel.