Wed, Sep 25, 2024

“Shi” golash në Europa League, Porto pëson disfatë, ia del Az Alkmaar (VIDEO)

  • PublishedSeptember 25, 2024

Ndeshjet e para të Europa League dhuruan emocione të mëdha. Në Holandë, Az Alkmaar triumfoi me shifrat 3-2 ndaj Elfsborg.

Në AFAS Stadion  (Alkmaar), vendasit e panë veten në disavantazh pas golit të Ouma. Gjithsesi, dopieta e Van Bommel përmbysi shfirat.  Mysafirët nga Suedia vendosën ekuilibrat me Hedlund, por ky gol nuk mjaftoi për të dalë me një pikë nga kjo ndeshje, pasi Parrot i dhuroi suksesin Almaar-it. Në këtë ndeshje arbitër kryesor ishte Juxhin Xhaja.

(VIDEO)

Portugezët e Portos pësuan disfatë 3-2 ndaj Bodo/Glimt. Golat për skuadrën norvegjeze erdhën nga Hogh dhe Hauge (x2). Te Porto të besuarit e Vitor Bruno “tundën rrjetën” me Omordion dhe Gul.

(VIDEO)

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net