Wed, Sep 25, 2024

“Yjet Shqiptarë të Diasporës”, zbulohen datat dhe vendet e xhirimeve të talent show-t me yjet shqiptarë

  • PublishedSeptember 25, 2024

“Yjet Shqiptar të Diaporës ”, talent show për promovimin edhe zbulimin e talenteve shqiptar ose me origjinë shqiptare në diasporë dhe në trojet shqipfolëse ka nisur xhirimet.

Faza e parë e konkurrimit do të jetë më 5 tetor në qytetin e Dortmund në Gjermani, në 12 tetor në Shkup, Maqedoninë e Veriut, në 27 tetor në Basel të Zvicrës dhe, 2 nëntor në Prishtinë.

Po ashtu, në muajin Nëntor do të ketë sërish disa data xhirimesh në vende të tjera në Europës, për fazën e parë e aplikimeve, ku datat do të publikohen në vijueshmëri.

Aplikimet janë ende te hapura për të gjithë të rinjtë edhe të rejat që janë kërcimtar, apo grupe kërcimi, muzikantë, këngëtarë, instrumentistët, akrobatët, si edhe artistë në zhanera të tjera artistike që duan të jenë pjesë e këtij talent shoë.

Aplikimet mund të bëhen në website të AlbaniaWeb.net, duke plotësuar të dhënat e kërkuara dhe stafi i programit do ju kontaktojë për detajet.

Linku: https://aplikime.top-channel.tv/yjet/

Transmetimi i show-t në AlbaniaWeb.net nis në muajin Janar 2025.



AlbaniaWeb.net