Sat, Sep 28, 2024

Tekniku Fosenca motivon Milanin: Të harrojmë derbin, luajmë për vazhdimësinë

  • PublishedSeptember 26, 2024

Milan kërkon vazhdimësinë, teksa pas fitores në derbi, kërkon triumfin ndaj Lecces. Para ndeshjes së kampionatit, trajneri i kuqezinjve, Fonseca iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Duhet të konfirmojmë se jemi duke u përmirësuar. Fitorja në derbi ka kuptim nëse fitojmë kundër Leçes, edhe sepse duhet të rikuperojmë disa pikë. Ka shumë arsye për të fituar nesër. Për mua është një ndeshje e rrezikshme pas derbit, duhet të jemi të kujdesshëm: nuk mund të gabojmë, duhet të fitojmë”.

“Nuk dua të kthehem në derbi, ka mbaruar. Pjesa  psikologjike është më e rëndësishme se taktika dhe teknika. Ndeshjet janë shumë emocionale. Të jesh mirë, i ekuilibruar, i motivuar dhe energjik është shumë e rëndësishme” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net