Mon, Nov 25, 2024

Bota e çiklizmit në zi, ndahet nga jeta 18 vjeçarja pas aksidentit

  • PublishedSeptember 27, 2024

Muriel Furrer, e cila u rrëzua dje në mëngjes gjatë garës rrugore për femra në kampionatin botëror të çiklizmit në Zyrih (Zvicër), nuk ia doli dhe humbi jetën në moshën 18-vjeçare.

Zvicerania ishte dërguar në spital me një helikopter urgjence pasi pësoi një dëmtim në kokë. Furrer do të kishte humbur kontrollin e biçikletës në një kthesë të tatëpjetë në pyllin me pisha dhe më pas kishte përfunduar në një pemë.

Furrer, e cila mbushi 18 vjeç në korrik, kishte fituar medaljen e argjendtë si në provën e të rinjve, ashtu edhe në garën rrugore në kampionatin kombëtar zviceran të këtij viti. Në kampionatin evropian të mëparshëm MTB ajo fitoi medaljen e bronztë në stafetën ekipore

AlbaniaWeb.net