Një shtet sovran bektashi në Shqipëri? Ndani mendimin tuaj
Kryeministri Edi Rama shkaktoi një stuhi reagimesh në Shqipëri, pasi deklaroi nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se qeveria e tij ishte e gatshme që ta transformonte Urdhrin Botëror Bektashi në “një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, të ngjashëm me Vatikanin.
Ideja u mikprit nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, ndërsa opinioni publik është i ndarë në lidhje me përfitimet apo dëmet që ky projekt mund t’i shkaktojë vendit.
Përmes kësaj thirrjeje, BIRN ju fton që të ndani mendimin tuaj pro ose kundër idesë së propozuar nga kryeministri për krijimin e një enklave sovrane të bektashinjve në Tiranë. Ne kërkojmë gjithashtu të dimë qëndrimin tuaj mbi efektet që ky propozim mund të ketë mbi Kushtetutën, integritetin territorial apo bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
Për të marrë pjesë në këtë sondazh, gjithë sa duhet të bëni është që të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm. Ju mund të na kontaktoni gjithashtu përmes adresës sonë të emailit: [email protected] ose përmes rrjeteve tona sociale.
Përgjigjet tuaja i mirëpresim deri më 5 tetor, ora 24:00.