Rishfaqet Muçi, por Van Bronckhorst e “saldon” në stol, Ajax turpëron Beshiktash
Ernest Muçi rishfaqet, por vetëm në pankinë pasi trajneri i Beshiktash vijon të mos e preferojë asnjë minutë. Në takimin kundër Ajax, Muçi qëndroi në stol për 90-minuta duke parë ekipin e tij se si pësoi një humbje të rëndë 4-0.
Holandezët ishin të papërmbajtshëm në këtë takim duke mos e vendosur ndeshjen për asnjë moment në dyshim. Fillimisht kaluan në avantazh në minutën e 31-të, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan edhe tre herë të tjera duke kompletuar fitoren me “poker” golash.
Kjo situatë shtyn sulmuesin shqiptar gjithnjë e më larg Turqisë, duke marrë në konsideratë largimin e tij gjatë merkatos së janarit.
()